Sapo i ishte nënshtruar një restaurimi të shtrenjtë dhe lëshimi i saj në ujë pritej me shumë kërshëri; por nuk që e thënë që anija e shekullit të 19-të e pagëzuar “No 5 Elbe”, të shkëlqente sërish.

Ajo u fundos menjëherë pas përplasjes me një anije tregtare, incident ky që shkaktoi edhe disa të lënduar. Ngjarja ndodhi në ujërat e lumit të Elbës, në Hamburg.

43 personat në bordin e saj u arrit të evakuoheshin në kohë vetëm falë anijeve të tjera në zone. “No 5 Elbe”,  e ndërtuar në 1883-shin, ishte mjeti i fundit lundrues i drunjtë në Hamburg që daton prej asaj periudhe.

“Po të mos ishin ato në afërsi, do të kishte pasur viktima”, tha shefi i zjarrfikësve Wilfried Sprekels, duke iu referuar pranisë së anijeve të shpëtimit, të cilat rastisen aty për shkak të një incidenti të mëparshëm dhe më të vogël në zonë.

Njerëzit u shpëtuan, megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mëdha, anija e rrallë u mbulua nga uji. Restaurimi i porsapërfunduar i saj në një kantier detar danez kishte kushtuar plot 1,5 milionë euro. Shpresat ishin që anija të jepej me qira për shëtitje turistike.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA