“Wonder Woman 1984” do të dalë nëpër kinema pas një viti, ekzaktësisht më 5 qershor 2020, por fansat janë në pritje që tani.
Për të ndezur akoma më shumë kuriozitetin e tyre ka menduar Gal Gadot, protagonistja e filmit, dhe regjisorja Pati Jenkins, që kanë ndarë në rrjetet sociale posterin e parë të filmit.
Në imazhe, shfaqet heroina e veshur me një kostum të artë, që kujton armaturën Golden Eagle, që gruaja e mrekullive përdor për betejat e saj.
Filmi i ri Wonder Woman, që nuk do të jetë një vazhdim por një histori më vete, do të jetë i vendosur në mesin e luftës së ftohtë.
Diana Prince duhet të luftojë kundër bashkimit sovjetik përveçse edhe kundër një armikeje të re, Cheetah, interpretuar nga Kristen Wiig.
Në kastin e filmit është edhe Kris Pine, në rolin e Steve Trevor, Natasha Rothwell në një rol detajet e të cilit nuk duhen ende, dhe Pedro Pascal.
Filmi mban firmën e regjisores Patty Jenkins, Geoff Johns dhe David Callaham.
Top Channel