Në qytetin e vogël Otsuchi, në Japoninë veriore, 2 mijë banorë humbën jetën në tsunamin e vitit 2011.
Një banor, që ka mbajtur zi për familjarë të tij, kishte idenë e vendosjes së një kabine të vjetër telefonike, në fund të kopshtit të tij, me një telefon tokësor jo funksional.
Ai formonte numrin e kushëririt të tij dhe fjalët më pas i merrte era ndërsa ai bisedonte me të.
Pas tsunamit, lajmi për telefonin e erës u përhap shumë dhe shumë më tepër njerëz vinin në prefekturën Otsuchi në Ivate, për të telefonuar të dashurit që i kishin humbur në katastrofë.
Ata formojnë numra të vjetër telefoni dhe flasin me të dashurit e humbur. Dhe ky telefon i pazakontë, i ka ndihmuar jo pak ata të përballen me dhimbjen e tyre.
Telefoni i erës, mbetet për ta, një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen.
Top Channel