Prodhuesi amerikan i video lojërave dhe electronic arts, prezantojnë produktet e tyre të reja për fansat tre ditë para hapjes së E3, ekspozitës së madhe të videolojërave në Los Anxhelos, në një event ku media nuk u lejua të filmonte lojtarët.

Përveç versioneve të reja të lojërave tashmë klasike, si FIFA, Sim City dhe Apex Legends, një lojë e re e frymëzuar nga universi Star Wars, Jedi fallen order, mund të shitet në 6 milionë kopje.
Juan Manuel Gonzalez , Mexican blogger

Ne po presim për lojën e Star Wars, shpresojmë që ata ta përmirësojnë sepse versionet e shkuara nuk ishin në nivelet e pritura. Ndaj ne presim që kjo të jetë loja që ne të gjithë duam

Electronic arts, si cdo vit tjetër, ka mbajtur konferencën e tij të gjatë ku ka dhënë detaje për videolojërat më të reja, apo përmirësimet e atyre që janë në treg.

Fokusi kryesor ishte përqendruar tek Star Wars Jedi Fallen order pavarësisht se edhe Fifa 20 nuk ka mbetur pas. Star Wars Jedi: Fallen Order do të jetë e disponueshme nga 15 nëntori, për playstation 4 Xbox one dhe në kompjuter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA