Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për Dardan Krivaçën Bedri Kukalaj së bashku me 66 ushtarë, gjersa po ktheheshin nga Shqipëria për t’i sjell armatim UÇK-së, u zunë në pritë nga ushtria serbe.
Gjatë natës së 27 prillit të 1999-ës, derisa po i afroheshin brigadës në Deçan, ishin zënë në befasi në errësirën e natës kur në tokë kishin parë një ushtar të shtrirë.
Pas arrestimit, Bedriu ishte sjell në Burgun e Dubravës dhe gjatë 25 ditëve të kaluara aty, përveç dhunës fizike rrëfen përjetimin e dhunës psikike.
Në ditën e 22 majit, gardianët i kishin ftuar të burgosurit për t’u renditur në oborr, nën pretendimin se do t’i zhvendosnin. Por, ajo ditë shënoi masakrën e Dubravës, nga u vranë 160 të burgosur.
Pas plagosjes, Bislim Zogaj tregon se Bedriu kishte qëndruar në mesin e kufomave më tepër se 24 orë.
Rrëfimet e të mbijetuarve të Burgut të Dubravës në Istog u ngjajnë atyre të personazheve të shumë librave me famë botërore të cilët përshkruajnë kampet e përqendrimeve naziste në Gjermani. Megjithëkëtë për këta të mbijetuar tmerret nuk kishin përfunduar këtu. Ata ishin dërguar në burgjet e Nishit dhe Beogradit të Serbisë.
Top Channel