Ish-ministri i jashtëm dhe kandidati favorit për lider të konservatorëve dhe për kryeministër të ri të Britanisë së Madhe, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian.

Ndërsa hapi fushatën e tij elektorale, ai shpjegoi se nëse do të bëhej kryeministër i ri i vendit, do të refuzonte të paguante rreth 39 milionë stërlina, ose mbi 40 milionë euro, për divorcin, pa një marrëveshje të re për Brexitin.

Boris Johnson tha edhe se ai do të rrëzonte edhe marrëveshjet e pranuara për kufirin me Irlandën. Komentet e ish sekretarit të jashtëm britanik, u bënë në një intervistë për The Sunday times, e para kjo që nga njoftimi i ambicjes së tij për lidership.

“Miqtë dhe partnerët tanë duhet të kuptojnë se ato para do të bllokohen deri sa ne të arrijmë një qartësi më të madhe për atë që na pret”, tha ai. “Për arritjen e një marrëveshjeje të mirë, paratë janë një lubrifikues i shkëlqyer”, shtoi Johnson. Ky i fundit është i preferuari i kompanive të basteve për kryeministrin e ri të Britanisë.

Ai është më i kuotuari për postin dhe ka mbajtur më herët pozicionin e kryebashkiakut të Londrës dhe atë të sekretarit të jashtëm. Theresa May dha dorëheqjen të premten nga lidershipi i partisë konservatore dhe do të qëndrojë si kryeministre deri sa një pasues të gjendet, një proces që do të përfundojë në fund të korrikut.

Aktualisht 11 deputetë konservatorë janë në garë për ta zëvendësuar atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA