27/12 23:00
Viktoria Modesta, që ka humbur njërën këmbë të saj në moshën 20 vjeçare, ka dalë në skenë këtë fundjavë tek crazy Horse, në Paris.
Artistja që ka kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë në Letoni, ishte ndjerë e kufizuar nga këmba pas 15 operacionesh, dhe kishte vendosur ta priste atë.
Që nga ajo kohë, ajo ka performuar në ceremoninë mbyllëse të lojërave paraolimpike të Londrës dhe një nga videot e saj, ka tërhequr 12 milionë shikime në youtube.
Për shown e saj më të fundit, ajo ka krijuar një imazh futuristik, në një nga kabaretë më të famshme në të gjithë botën.
Top Channel