Anglia e mbylli në vendin e tretë Ligën e kampioneve në futboll, duke mundur Zvicrën në finalen e vogël të kompeticionit pas kohës së rregullt dhe suplementareve.

Ishullorët u ngjitën në shkallën më të ulët të podiumit në edicionin e parë të këtij lloji nga UEFA, pasi u imponuan vetëm përmes goditjeve të penalltive.

Vendimtar në disfatën e helvetikëve ishte gabimi nga pika e bardhë, nga ana e Drmic, sulmuesi i Borusia Mynshengladbah që u neutralizua nga poertieri Pikfrod.

Anglia ishte e pafat në harkun e 120 minutave lojë pasi goditi dy herë tranversën me Kejn dhe Stërling dhe këtyre iu shtua dhe shtylla e Fabien Sher, që për pak nuk çoi ekipin në autogol.

Në stadiumin e Portos luhet finalja e madhe mes Portugalisë dhe Holandës. Fituesi i edicionit të parë në Ligën e kombeve do të fitojë thuajse 11 milionë Euro dhe do të ketë akses direkt në fazën finale të Europianit që luhet vitin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA