Nga Zallheri, ku takoi banorët e zonës, Vetëm pak orë përpara protestës së Opozitës, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh i bindur se në 30 qershor, Kamza do t’i bashkohej Partisë Socialiste.

“Do kalojë edhe protesta sot, do kalojë edhe zamallahia dhe ajo pak bëhet akoma më e dhunshme. E di pse bëhen më pak? Se edhe një banor i Kamzës pasi ka ardhur 8 herë për protesta në Tiranë vjen mbrapa dhe thotë: Mirë e prishëm por ata e rregullojnë për çerek ore. Ne e kemi këtë 10 vjet dhe akoma vazhdon glasa mbi Bashki. Ne e kemi 10 vjet dhe nuk është mbjellë një pemë, e kemi 10 vjet nuk është mbjellë një lule, nuk është bërë një shkollë, ndaj dhe unë mezi pres që edhe Kamza t’i bashkohet këtij revolucioni, për ta transformuar, civilizuar, investuar dhe jam I sigurt që me Rakipin nuk do ketë më ndarje ana këtej e lumit dhe ana këndej e lumit,. Në momentin që ne do kemi bashkëpunim, unë jam I bindur që të njëjtën frymë që kemi në Tiranë do e bëjmë edhe në Kamzë”, tha Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës.

Për mandatin e dytë, Veliaj u shpreh se bashkia do hapi një qendër të re agro-ushqimore, e cila do t’u vijë në ndihmë, të gjithë qytetarëve.

“Bashkia do të hapi një treg të ri agro-ushqimore, pasi nuk mund ta lëmë peng të privatit, prioritet fshatarët tanë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA