Pak orë para protestës së opozitës, kandidati socialist i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje nga Zall Herri të gjithë demokratëve që të distancohen nga drejtuesit e tyre, që pushtetin e duan për të shkatërruar Tiranën dhe Shqipërinë.
“Do kalojë edhe protesta sot, do kalojë edhe zamallahia, dhe ajo pak sa ka mbetur bëhet akoma më e dhunshme. E di pse bëhen më pak? Se edhe një banor i Kamzës, pasi ka ardhur 8 herë për protesta në Tiranë, kthehet dhe thotë: Mirë e prishëm, por ata e rregullojnë për çerek ore. Ne e kemi bashkinë e Kamzës prej 10 vitesh dhe akoma vazhdon glasa mbi Bashki; e kemi 10 vjet, dhe nuk është mbjellë një pemë; e kemi 10 vjet, nuk është mbjellë një lule, nuk është bërë një shkollë, ndaj dhe unë mezi pres që edhe Kamza t’i bashkohet këtij revolucioni, për ta transformuar, civilizuar, investuar dhe jam i sigurt se me Rakipin nuk do ketë më ndarje ana këtej e lumit dhe ana këndej e lumit. Në momentin që ne do kemi bashkëpunim, unë jam I bindur që të njëjtën frymë që kemi në Tiranë do e bëjmë edhe në Kamzë”, tha Veliaj.
Veliaj ironizoi edhe Lulzim Bashën për vizitën në Gjermani, teksa theksoi se askush nuk do e ndalë përparimin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit. “Lul Basha tha do shkoj në Gjermani dhe do bëhet nami i zi. Do takoj Merkelin, tha, dhe do vij mbështetja e jashtëzakonshme për këto protesta dhe do rrëzojmë Edi Ramën për herën e 20-të. As Merkelin nuk e takoi, as mbështetje nuk mori. Një shtet serioz si Gjermania deri tani kë ka mbështetur dhe kujt i ka dalë në krah? Edi Ramës apo Lul Bashës? Edi Ramës! Basha shkon një javë para protestës në Gjermani, sillet vërdallë në Berlin e takon një prift, vjen në Tiranë dhe thotë që mora uratën që të shkatërroj Tiranën: kjo është të fyesh inteligjencën, kjo është të tallesh me njerëzit, kjo është të mendosh se njerëzit janë budallenj, hanë bar dhe nuk e kuptojnë që, jo vetëm je askushi, jo vetëm që nuk ke lënë një gjurmë kur ke qenë në pushtet, në Tiranë, por ke lënë vetëm plagë të hapura, duke filluar nga rruga Durrës Kukës, tek 21 janari, tek falja e detit dhe në fakt ka vetëm një parti që jo vetëm nuk fal detin por mban edhe premtimet e aleatëve që kanë ikur në rrugë të gabuar”, tha Veliaj, ndërsa shprehu bindjen se Lulzim Basha nuk do të arrijë të bëhet kurrë kryeministër pasi siç tregoi edhe në krye të Bashkisë së Tiranës nuk bëri asnjë punë.
“Kjo është arsyeja pse Lul Basha nuk do zgjidhet dot kurrë kryeministër, se pyetja e parë që një njeriu do i bëjnë është: Shoku, ti që vjen po aplikon për këtë punë, çfarë ke bërë më parë, që ta dimë? Secili prej nesh që shkon e aplikon për një vend pune I thonë, më përpara me çfarë je marrë, ke bërë ndonjë punë? Në momentin që përgjigja është po, kam qenë në Tiranë dhe më ngeci Sahati, po kam qenë në Tiranë dhe nuk mblidheshin plehrat, bëheshin mullar, po kam qenë në Tiranë, nuk bëra dot një kënd lojërash, po kam qenë 4 vjet në Tiranë nuk bëra dot një shkollë, një kopsht, një çerdhe, nuk mbolla një pemë, ndaj këta acarohen sa herë në bëjmë një kënd lojërash”, tha Veliaj.
Ai theksoi se PS ka treguar se fjalën e dhënë e ka mbajtur gjithmonë duke përfunduar të gjithë investimet. Një mesazh të qartë, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj e kishte edhe për ish-aleatët LSI dhe PDIU. “Kur fituam zgjedhjet në 2015, ne ishim në koalicion. Kur unë kam qenë për një aktivitet të madh këtu kam qenë me presidentitn e Republikës, atëherë përfaqësonte pjesën tjetër të koalicionit dhe ishin duke qenë se ishte një zonë që po menaxhohej në koalicion, një nga premtimet që ata kishin bërë ishte për rrugën e Çekrezës dhe rrugën e Kasallës. Si me çamët, pavarësisht se ikën nga koalicioni, burri që është burrë e thotë fjalën dhe e mban deri në fund. Sot jam krenar që rruga e Çekrezës dhe Kasallës janë bërë por që ende duhet t’i cojmë në destinacionet e fshatrave fundorë që është plani që kemi me Arbenin për katër vitet e ardhshme. Ne nuk pyesim fare, me kë e kemi koalicionin, ne nuk pyesim fare me kë e kemi marrëveshjen. Ne e dimë që po e dhamë ne fjalën dhe poi shim pjesë e një marrëveshje, edhe nëse të tjerët lodhen rrugës, edhe nëse të tjerët nuk I mbajnë fjalët, edhe nëse çamët shkojnë te Dulja, edhe nëse një e majtë shkon prapë te prehri i Saliut, PS është e vetmja parti patriotike fjalëmbajtur dhe punëmbaruar në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi Veliaj.
Top Channel