Impotenca mashkullore ose sic quhet në gjuhën mjekësore, Disfunksoni Erektil, është një problem mjekësor i rëndësishëm dhe i zakonshëm. Studimet e kohëve të fundit sugjerojnë se rreth 10% e meshkujve të moshës mbi 40 vjeç kanë disfunksion serioz ose të plotë të ereksionit.

Kjo është gjithnjë një temë e ndjeshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet më të zhvilluara. Për shkak të tabusë meshkujt nuk i drejtohen mjekut androlog për t’u kuruar. Një situatë e cila sapo ka filluar, i ndrydhë meshkujt në vetvete duke lejuar që sëmundja të bëhet edhe më kronike.

Një aspekt i rëndësishëm në këtë sëmundje është edhe komunikimi në çift. Por kjo nuk ndodhë në shumicën e rasteve. Nëse femra zbulojnë këtë problem tek mashkulli i saj, ajo ka rrezik të bjerë pre e dhunës dhe detyrohet më tej të kalojë në divorc.

Shumë çifte për shkak të impotencës janë drejtuar më parë gjykatës sesa mjekut androlog. Por si përballemi ne më këtë sëmundje? Pse edhe vetë diskutimi i impotencës mashkullore mbetet ende tabu? A kurohet impotenca? Kur duhet të shkojmë tek mjeku androlog? Cilët janë shkaktarët e kësaj sëmundje?

Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20 në Top Channel.

Top Channel