
“Loja” e Trump me Iranin, eksperti: Po bën presion, qëllimi janë lëshimet!
20/06 15:38
Simboli i protestave të rebelëve në Siri kundër Presidentit Bashar al-Assad është gjetur i vdekur sot pas përleshjeve me forcat e presidentit.
Abdel Basset al-Sarout, 27 vjeç ka vdekur në provincën Hama thanë ndjekësit e tij rebelë. Rebelët patën përplasje me forcat e presidentit në veri-perëndim të Sirisë.
Abdel Basset al-Sarout ishte një portier shumë premtues në futboll por ai hoqi dorë nga sporti dhe u angazhua në protestat kundër Assadit.
Ai i mbijetoi disa herë sulmeve brutale të forcave të qeverisë në Homs ku shumë nga familjarët e tij vdiqën.
Top Channel