Koncertet e mbrëmjes në park, skena e amfiteatrit çdo natë ka aktivitete

08/06/2019 12:49

Amfiteatri i Liqenit është shndërruar në një nga vendet më tërheqëse në Tiranë. Përveç koncerteve, natyrës, ajit të pastër dhe temperaturave më të ulëta se në qytet, ky vend i ka shtuar edhe një arsye më tepër shëtitjes nga liqeni. Kalendari i koncerteve është i pasur, dhe sezoni deri në nëntor do të sjellë në skenë ndër të tjerë edhe këta emra:

“Më datën 25 është George Dalaras. Të paktën ballkanasit e njohin shumë mirë kush është ky. Pastaj vijnë solistët e parë të Evropës të baletit, klasikë dhe modenë. Pastaj janë Tre Muskëtjerët. Është Kastriot Tusha me Shkëlzen Jetishin. Koncerte simfonike. Nata e Tiranës, Nata e Elbasanit, Nata e Korcës”, trgon Arian Sukniqi, drejtor i aktiviteteve APR.

Si ka qenë frekuentueshmëria? Njerëzit vijnë të ndarë në bazë të asaj ç’ka pëlqejnë. Apo bëjnë një xhiro nga liqeni dhe  shikojnë që këtu ka një event dhe dëshirojnë të jenë pjesë.

“Publiku është I ndryshëm dhe janë të karaktereve apo moshave të ndryshme. Ne shpresojmë sivjet që të hyjnë 220 mijë veta. Vlera e çdo koncerti merr edhe 30 përqind shtesë kur bëhet në Amfiteatër, sepse ky  vend është një dashuri shumë e madhe. Sepse njerëzit vijnë edhe si vizitorë. Vetëm për të qëndruar këtu dhe për të parë koncertin”, tha Arian Sukniqi, drejtor i aktiviteteve APR.

Eventet janë për të gjithë audiencat. Mbrëmjen e djeshme ka qenë në skenë në Ylli Baka, ndërkohë që nuk ka munguar as muzika klasike me Armaldo Kllogjerin, apo mbrëmjet nostalgji me Djemtë e Liqenit.

“Njerëzit njëherë në ditë e klikojnë se çfarë do të ndodhë në Amfiteatër. Tashmë është bërë një vend shumë trendi dhe sapo fillon që nxehet puna e parë që I bie ndërmend është të shkojnë tek Amfiteatri nëse ka diçka”, tha Arian Sukniqi, drejtor i aktiviteteve APR.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA