Vizita e Angelina Jolie në kufirin e Kolumbisë me Venezuelën e ka rikthyer sërish vëmendjen tek kriza e thellë që ka pllakosur këtë vend prej tre vitesh.
Aktorja, qe këtë rrugëtim e bëri në cilësinë e të dërguarës speciale të UNHCR-së ka kërkuar të shohë nga afër situatën e te vlerësoje përgjigjen humanitare ndaj eksodit të njerëzve nga Venezuela.
Rreth 3,3 milionë vete llogaritet të kenë lënë vendin qe prej fillimit te 2016-tës, përfshirë një milionë të larguar që nga muaji nëntor.
Venezuela e shkatërruar ekonomikisht, po vuan prej kohesh mungesën e ushqimeve, ilaçeve dhe artikujve të tjerë bazikë në mesin e luftës për pushtet mes liderit Nicolas Maduro dhe liderit opozitar Juan Guaido të njohur si presidenti i përkohshëm nga më shumë se 50 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jolie e ka ndërmarrë misionin dy ditor për të prekur më nga afër sfidat e mëdha me të cilat përballen Kolumbia, e shtete të tjera fqinje në vazhdën e kësaj krize të paprecedentë.
Ambasadorja e vullnetit të mirë e Kombeve të Bashkuara, për herë të fundit e vizitoi rajonin tetorin e 2018-tës, kur u përpoq të hidhte dritë mbi gjendjen e refugjateve venezueljanë në Peru.
Top Channel