Të gjesh një punë pasi ke mbaruar shkollën specializimet e një pas njëshme nuk është aq e lehtë.

Duhet të kalosh në shumë filtra e për më tepër në jo pak raste edhe në media janë denoncuar punëdhënës që marrin në punë njerëz të pakualifikuar, në bazë të njohjeve, preferencave e bindjeve politike etj.

Ky është një fenomen që ka ndodhur në shumë sektorë të ndryshëm në Shqipëri.Vetëm pak ditë më parë u lançua nisma e portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

Një hapësire e kjo tashmë që do të mundësojë punësimin e mjekëve, për ata që përfundojnë studimet rishtaz, për mjekët specializantë, për ata që janë endur prej vitesh në kërkim të një vendi pune, si dhe për ata që duan të rikthehen e të shërbejnë në Shqipëri.

Top Channel