Fundjava erdhi dhe më shumë se të gjithë i presin fëmijët. Meqenëse DigitAlb, kompania lider në fushën e medias këtë verë (me 15 korrik) feston 15 vjetorin e krijimit ka nisur prej kohësh festimet me koncerte dhe oferta të shumta.

Tanimë me datë 8 qershor, ora 19:30 tek Liqeni Artificial, DigitAlb prezanton “Bang Bang Show”, një koncert nga yjet e “The Voice Kids” me interpretime “live” të këngëve më të njohura.

Pjesë e këtij koncerti do të jenë 18 fëmijë të përzgjedhur nga netët “live” të edicionit të dytë dhe të tretë të “The Voice Kids”.

Zërat më të mirë e karakteret më të spikatur do të dhurojnë interpretime plot emocion për të gjithë pjesëmarrësit, por nuk do të mungojnë performanca edhe nga artistët e cirkut dhe personazhet më të dashur të filmave të animuar. Lojëra dhe shumë surpriza nga DigitAlb për të gjithë fëmijët.

Top Channel