Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima që njihej me pseudonimin “Supe”
“Kemi besim, se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë e më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë”.
Kjo deklaratë e një viti më parë e prokurorisë së përgjithshme lidhet direkt me largimin e Besim Hajdarmatajt nga drejtimi i Krimeve të Rënda, pikërisht në kohën kur krimet e rënda ishin më të kritikuarat për një sërë dosjesh që kishin ngelur në vend qëndro.
Emri i Besim Hajdarmatajt u rikthye sërish në vëmendje nga pasuesja e tij Donika Prela e cila la të kuptohej se për dosjen 339 gjatë kohës së tij nuk ishin kryer veprime hetimore të mjaftueshme.
E ndërsa nuk u publikuan emrat e pjesëtarëve të hetimit apo ish-pjesëtarët e hetimit të kësaj çështjeje të dyshuar si shpërndarës të sekretit hetimor, e qartë është se emri i Hajdarmatajt është në mes të një përplasjeje.
Por në fakt ai më herët është përplasur edhe me kryeprokuroren Arta Marku e cila akuzoi gjatq një analize vjetore se prokurorë të caktuar kishin mbajtur dosjet në sirtare për qëllime personale, dhe se të tjerë e kishin abuzuar me sekretin hetimor.
Një deklaratë e tillë ka sjellë më pas nervozizmin e Hajdarmatajt edhe pse askush nuk ka mundur ta shpjegojë se për çfarë shkaku ai ka reaguar. Hajdarmataj e ka nisur karrierën në Tropojë e më tej në Laç, Kurbin, Durrës dhe se fundmi drejtues i Krimeve të Rënda. Ai njihet si prokurori që hetoi ish-ministrin e brendshëm , ku edhe kërkoi heqjen e mandatit për të.
Hajdarmataj hetoi gjithashtu çështjen e italianit Guido Guidi gjatë të cilës bllokoi edhe telefonin e një gazetari, ndërkohë që u kritikua për mënyrën se si kishte mbyllur dosjen për trafikantin Arber Cekaj.
Top Channel