Një shtetas me probleme mendore është larguar nga shtëpia në drejtim të paditur. Bëhet fjalë për shtetasin Defrim Tara, 34 vjeç.

Policia e Krujës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë angazhuar makismalisht për gjetjen e personit të zhdukur.

Sipas deklarimeve të familjarëve shtetasi i humbur është rreth 170 cm i gjatë, me flokë të shkurtëra ngjyrë gështenjë, ka të veshur një xhup ngjyrë të errët dhe xhinse.

Nga familjarët dhe policia bëhet apel për ndihmë, ku qytetarët për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.

Top Channel