Prokurori i krimeve te Rënda si dhe kandidat për në SPAK, Edvin Kondili është konfirmuar në detyrë.

Gjatë procesit të rivlerësimit të një dite më parë Kondili rezultoi me të 3 komponentët në rregull.

KPK gjithashtu ka konfirmuar në detyrë prokurorin e krimeve të Rënda Eneid Nakuci, kandidat për në SPAK.

Megjithëse për këtë të fundit kishte dhe transferim në organet kompetente. Për inspektim për shkelje disiplinore të çështjeve të cilat rezultuan nga gjetjet në aspektin profesional.

Top Channel