Hipotekat, zyra “torture”/ Për një certifikate prone, në Korçë duhet të ndërhyjë “portali”

07/06/2019 12:22

Banorët e Korçës dhe fshatrave të këtij qarku vazhdojnë të mbeten peng i procedurave të zgjatura dhe sorollatjeve në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Për t’u pajisur me Certifikata Pronësie për banesat apo tokat e tyre, ata duhet të presin për vite të tëra ndërkohë që dokumentet flenë në zyrat e institucionit.

Ramadan Kodra, banor i fshatit Goskovë nisi përpjekjet për të kaluar tokën e tij në pronësi prej vitit 2017, por pavarësisht se është drejtuar tek zyra e hipotekës disa herë askush nuk po i jepte zgjidhje kërkesës së tij.

“Unë kam shkuar 7-8 herë në hipotekë, por zgjidhje gjeta vetëm kur iu drejtova portalit”, tha Ramadan Kodra.

Pajisja me Certifikatë Pronësie i kushton qytetarëve disa qindra mijëra lekë dhe si të mos mjaftonte ky shpenzim kostove të tyre u shtohen edhe ecejaket që duhet të bëjnë në hipotekë për tu larguar prej këtij institucioni duarbosh pa mundur të mbarojnë punë.

Top Channel