Dy plagosje me thikë kanë ndodhur sot në Tiranë në kohë dhe vende të ndryshme.

Ngjarja e parë është regjistruar në Kamzë, ku një 18-vjeçare akuzohet se ka plagosur me thikë kunatin e saj, shtetasin A.M., 40 vjeç, banues në Tiranë. Burime nga policia raportojnë se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndonëse ka marrë ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes policia nisi hetimet në lidhje me zbardhjen e rrethanave të krimit dhe raporton se ndaj 18-vjeçares ka nisur procedim në gjendje të lirë. E reja është konfliktuar me kunatin për motive të dobëta. Materialet ndaj saj, i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Plagosja e radhës u regjistruar në rrugën “Frosian Plaku”, Tiranë. Sipas policisë, shtetasi  E.K, ka plagosur  me thikë, shtetasin  S.Gj, i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë, identifikuan në kohë autorin e dyshuar të krimit dhe  po punojnë për kapjen e shtetasit E.K.

Top Channel