Wake Up/ Ekspozita “Fotografë të Juglindjes Shqiptare” hapet sot në Muzeun Marubi

06/06/2019 13:18

“Fotografë të Juglindjes Shqiptare” titullohet ekspozita që sjell bashkë krijimtarinë e 8 autorëve që përcjellin momente nga jeta politiko-shoqërore e juglindjes së Shqipërisë.

Në një rrugëtim të vazhdueshëm mes vendesh dhe ngjarjesh, kjo ekspozitë gërsheton riprodhimet me stampimet origjinale, ku disa prej tyre janë edhe dëshmia e vetme e një krijimtarie të dëmtuar nga koha.

Ata që vendosën gurët e artit të fotografisë dhe që fiksuan imazhet e para të fotografisë shqiptare ishin pikërisht, Kristo Sulidhi (1858 – 1938) / Perikli Kaçauni (1870 – 1940) / Dhimitër Vangjeli (1872 – 1957) / Vani Burda (1875 – 1949) / Kristaq Sotiri (1883 – 1970) / Petro Dhimitri (1886 – 1953) / Thimi Raci (1886 – 1966) dhe Mandi Adham Koçi (1912 – 1988).

Kjo ekspozitë do të hapet në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, duke filluar nga data 7 qershor në orën 20:00. Ekspozita në fjalë bën bashkë “emrat e harruar” të 8 fotografëve të parë shqiptarë. Kjo ekspozitë vjen e kuruar nga Gjergj Spathari dhe do të qëndrojë e hapur deri në 27 tetor 2019.

Top Channel