Kolegji Zgjedhor ka nisur shqyrtimin e padisë së bërë nga PD dhe LSI kundër KQZ për vendimin e datës 23 maj për mos regjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve për PD dhe LSI.

Kolegji Zgjedhor ka bashkuar çështjet e PD-LSI në një gjykim të vetëm për shkak të objektit të njëjtë.

Ivi Kaso përfaqësuesi ligjor i PD tha: Kemi të bëjmë me një të drejtë që i është mohuar PD-LSI. Nga zgjedhjet e vitit 2017 kemi dalë me një numër të caktuar deputetësh dhe të certifikuar nga vetë KQZ. KQZ ka refuzuar ta lexojë kodin zgjedhor. Ne i kemi çuar propozimet brenda afatit që na përcakton ligji.

KQZ vendimmarrje jo ligjore dhe politike. Kanë shkelur me Kushtetutë me ligj me vendime të tyre që i kanë akoma më fuqi.

Vendimmarrja e tyre e paligjshme. Cenon të drejtën tonë qe e kemi fituar në zgjedhjet e shkuara. Kërkojmë shfuqizimim e vendimit të KQZ dhe gjykimin e çështjes në themel duke miratuar kandidaturat tona për komisionerë.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i LSI u shpreh: KQZ ka veshur syzet politike duke thënë se ne s’jemi parti parlamentare. Se i kujt është Kujtim Gjuzi dhe Ylli Shehu na thoni. Vendimi i KQZ i paligjshëm dhe i pabazuar në kod zgjedhor.

Ndërkohë KQZ tha se PD dhe LSI nuk janë subjekte zgjedhore pasi s’janë të regjistruara në zgjedhje ndaj për këtë arsye vendimmarrja sipas tyre është korrekte.

“Ato s’kanë interes të ligjshëm të bëhen pjesë e procesit zgjedhor”, tha KQZ.

Shumica parlamentare përbëhet nga 74 mandate dhe pakica parlamentare PD 43 mandate dhe LSI subjekti i dytë i pakicës parlamentare.

Top Channel