Numri dy i qeverisë, Erion Braçe ka vijuar me tonet e larta dhe është “përplasur” me Eni Vasilin në emisionin Open.

Moderatorja e emisionit i kërkoi një qëndrim politik të mazhorancës mbi audio-përgjimet e publikuara nga “Bild”.

Braçe tha se tre personat e përmendur në dosje, Vangjush Dako, kreu i Bashkisë së Shijakut dhe drejtori i Ujësjellësit të Shijakut nuk kandidojnë, por ka ndërhyrë menjëherë Eni Vasili që tha se Vangjush Dako është kryetar i shtabit elektoral të Durrësit.

Braçe ka dashur të devijojë duke thënë se nuk kemi shef shtabi, por Vasili e ka pyetur a është apo jo.

Tonet janë acaruar gjatë debatit.

Top Channel