“Në shtëpinë tonë”: A është AKU transparent me konsumatorët? Ja çfarë thotë drejtori i këtij institucioni

06/06/2019 11:16

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shpërndan në terren inspektorët e sigurisë ushqimore për të kontrolluar cilësinë dhe ambientet në të cilat tregtohen apo prodhohen: mishi, djathi dhe nënproduktet e tij, frutat, perimet etj.

Por konsumatorët çdo ditë e më shumë ndihen të shqetësuar për produktet që blejnë në treg. Pavarësisht se biznese të ndryshme gjobiten, a vazhdojnë produktet e tyre të jenë në treg dhe ne vazhdojmë t’i blejmë?

A ka publikuar AKU-ja emrat e këtyre produkteve gjatë aksioneve në terren? Të ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel drejtori rajonal i AKU-së Sefer Sefa dhe inspektori i terrenit Manush Kullolli. Ja çfarë thonë ata për transparencën e produkteve që kanë bllokuar.

Top Channel