Në njësinë administrative Zerqan në Bashkine Bulqizë dikur kishte një spital me rreth 30 shtretër.

Shërbimi shëndetësor ofrohej nga ai i përgjithshëm,deri te ndërhyrjet kirurgjikale dhe lindjet.

Në këtë zonë ku dikur ngrihej një nga spitalet më të mirë të Dibrës, sot ka vetëm një qendër shëndetsore ku shëndetësia ofrohet mes ferrave.

Banorët thonë se spitali i tyre dikur u shërbente 14 fshatrave ndërsa sot shërbimet që ofrohen në qendrën shëndetësore nuk u vijnë në ndihmë as familjeve të zonës.

Top Channel