e prekura nga tërmeti i të shtunës së kaluar. Dëmtimet e shumta në banesa kanë bërë që banorët t’i kalojnë netët në çadra, por edhe në stallat e bagëtive.

Fiksi vizitoi familje të cilat edhe pse në rrezik, vazhdojnë të qëndrojnë në banesa, pasi nuk kishin mundur të merrnin një çadër.

Një banor i Qafëzezës tregon se ndjen rrezik për dy mbesat e tij, pesë dhe një vjeç. Ata nuk kanë mundur të shkojnë në çadrat e vendosura në shkollën e fshatit, pasi kanë gjithë pasurinë në shtëpinë e tyre. Ai ka kërkuar një çadër për ta ngritur pranë shtëpisë, por nuk ka mundur ta sigurojë.
Një tjetër banor, kryefamiljar tregon për Fiksin se e ka të pamundur të largohet nga banesa, pasi nëna e tij është e sëmurë dhe e moshuar. Ai shpreh pasigurinë për të ardhmen se askush nuk ka bërë vlerësim të dëmtimeve, me pretendimin se nuk ka inxhinier.

Strehimi në çadra ka sjellë vështirësi për banorët porsa i përket edhe kushteve të higjienës, të cilat mungonin totalisht. Ata nuk kanë ambiente për t’u larë apo për të kryer nevojat personale.

Dje, 4 ditë pas tërmetit, kryeministri i vendit Rama , vizitoi fshatrat e prekura nga tërmeti. Pas vizitës së tij administratorja e njësisë dhe kryeplaku i fshatit filluan të shpërndajnë çadra për familjet që kishin mbetur jashtë. Shumë prej tyre qëndronin netëve në stalla bagëtish, apo makina. Ata kishin kërkuar çdo ditë për t’u pajisur me çadër, por që pushteti lokal nuk u ishte përgjigjur.

Ndërkohë që nënkryetari bashkisë tregon për Fiksin se banorët që s’kanë patur çadra kanë fjetur te të afërmit e tyre, por që tashmë nuk do ketë më mungesa në çadra dhe se çdo familje që ka nevojë do të pajiset me një të tillë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta