I ftuar në emisionin Open, Zv. Kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe duke folur për krimet zgjedhore, u ndal edhe tek dokumentari i Fatmir Xhindit, i transmetuar në Top Story.

Braçe vlerësoi Top Story, duke thënë se ishte një dokumentar real, që flet sesi një deputet vritet përpara zgjedhjeve.

“Dje këtu është transmetuar një dokumentar tepër real, që shihet sesi është vrarë një deputet në pragun e shtëpisë. Ai është vrarë për arsye politike përpara zgjedhjeve.”- deklaroi Zv. Kryeministri, Erion Braçe.

Top Story përmes fakteve dhe intervistave, solli në këtë dokumentar Fatmir Xhindin, që në kohën kur shërbeu si mësues historie dhe drejtues i shkollës në Kurjan, karriera e tij e politike, mbështetja e fortë politike e deri në momentin e tij të vrasjes.

Dokumentari solli në vëmendje dhe provat e siguruara në momentin e vrasjes së tij dhe pistat e dyshimit, që u ngritën nga organet hetimore dhe familjarët, por që kurrë nuk çuan në identifikimin e autorit dhe zbardhjen e krimit.

Top Channel