Lidhja e fortë me banorët e zonës elektorale, të majtë e të djathtë, ishte një tipar dallues i Xhindit si deputet.

“Në emër të gjithë elektoratit zonës 68 dhe mesazhin e fitores jo vetëm zonës dhe Fierit, por Fieri është simboli i Shqipërisë, ka treguar që deri më sot nuk ka zhgënjyer, ne sigurojmë që kjo votë nuk do zhgënjejë, do jetë votë e fëmijëve tuaj…”, deklaron gjatë fushatës Fatmir Xhindi.

“Ai u bë më i thjeshtë kur u bë deputet sesa kur ishte mësues”, tha Bujar Kuka.

“E kisha zili kur kaloja nga Roskoveci që vinim, e si e respektonin të gjithë aty jo vetëm Roskovec, por edhe në fshatra përreth”, tregon Stefan Çipa, ish-deputet i PS-së.

“Fatmiri tipar të vetin dallues kishte përgjegjësinë ndaj votës, ndaj atyre që e votonin, por edhe ndaj atyre që nuk e votonin”, tregon Namik Dokle, ish-deputet i PS-së.

“Fatmiri deri në minutën e fundit ka qenë i lidhur tërësisht me atë zonë elektorale, me atë territor, në staturën e deputetit dhe punën e bujkut”, tregon Erjon Braçe, zv/kryeministër.

“Gjithmonë në zemrat, gjithmonë me popullin e çdo gjë e bënte vetë ai”, tregon Fiqiri Rrapushi, banor i Vloshit.

“Ende sot e kësaj dite nuk jemi ambientuar me pjesën e mungesës, na mungon vetëm fizikisht por e ndjejmë praninë e tij kudo, ka qenë shumë i lidhur me njerëzit, ndjej vlerësimin sot e kësaj dite që ka gjithë zona e Roskovecit, për figurën e tij qoftë si individ qoftë si deputet”, tregon Anduel Xhindi, djali i Fatmir Xhindit.

Shqipëria ishte zhytur në kaos total pas trazirave të vitit të mbrapshtë 1997. Polarizimi dhe ndasitë mes të djathtëve dhe të majtëve ndiheshin më tepër se kurrë në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj, por jo për Xhindin.

“Kurrë nuk ka qenë i ngarkuar me ato ngarkesat ideologjike të urryeshme që jo pak i kemi pare si në këtë sallë, por edhe brenda kësaj salle”, tregon Myslim Murrizi.

“Fatmiri ishte njeri i përmbajtur, duronte shumë, duronte jashtë mase dhe asnjëherë nuk kishte shpërthime të natyrave që i sheh në Kuvend”, shprehet Erjon Braçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA