Mediat e të gjithë botës raportuan dje se një vajzë holandeze, e cila vuante nga stresi pas-traumës, kishte zgjedhur të vdiste me eutanazi.

Vajza ishte ngacmuar seksualisht në moshën 11-vjeçare dhe 12-vjeçare, në festa ditëlindjesh, si dhe në moshën 14-vjeçare e kishin përdhunuar dy burra pranë lagjes ku jetonte.

Stresi pas traumës e kishte çuar në pikën që të refuzonte ushqimin dhe ujin, duke shkuar në pikën e vdekjes.

Lajmi shkaktoi reagime të shumta në të gjithë botën, se si mund të lejohej një vajzë e mitur që të vetëvritej për sëmundje psikologjike që ndoshta mund të shërohej.

Por autoritetet në Holandë shpjegojnë se vajzës i ishte refuzuar kërkesa për eutanazi, të cilën e kishte bërë para një viti, dhe kishte vdekur në shtëpinë e saj, nën kujdes mjekësor, për shkak se e kishte të pamundur të ushqehej e të pinte ujë.

17-vjeçarja ishte mjekuar për depresion të rëndë dhe anoreksi në klinika të ndryshme dhe ishte përpjekur disa herë të vetëvritej.

Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes nuk është publikuar ende në mënyrë zyrtare. Por nuk ka as prova se vetëvrasja ka qenë me ndihmë mjekësore të kontrolluar, pra, me eutanazi.

FOTO GALERI
1/8
Vajza ishte shtruar në spital aq shumë nën peshë, sa e kishin futur në koma mjekësore vetëm që ta ushqenin në mënyrë intravenoze. Por këtë vit vendosi që nuk donte të mjekohej më.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA