Një ndër përgjimet e publikuara nga gazeta ‘Bild’ është edhe biseda e Astrit Avdylajt me Arjan Ndraxhin, vëlalnë e Ilir Ndraxhit, aktualisht deputet i PS në Shijak.
Në këtë bisedë, Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Shijakut i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama përmes Vangjush Dakos, kryebashkiakut të Durrësit, që Ilir Ndraxhi (aktualisht deputet) të vendoset në listën e kandidatëve të PS në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.
Gjatë bisedës telefonike, Astriti e pyet të vëllanë nëse kandidati i mundshëm i PS për deputet ka marrë ndonjë telefonatë nga lart (Rama) për t’u konfirmuar si kandidat i PS. Më tej, Astriti zotohet se ata do punojnë fort që ta surprizojnë “të gjatin” me një rezultat pozitiv 10 me zero.
https://www.bild.de/video/clip/albanien/albanien-mafia-kauft-waehler-62395890.bild.html
Top Channel