Një automjet tip Ford me targë, AA313DG është shkrumbuar totalisht në autostradën Vlorë-Levan.

Fatmirësisht 2 personat që kanë qenë duke udhëtuar me mjetin tip Ford,  nuk kanë marr dëmtime serioze, vetëm pasagjeri është dëmtuar lehtë në krah në përpjekje për të shkuar zjarrin.

Automjeti është marrë me qira ne qytetin e Fierit nga një shtetas i huaj, i cili pas disa kilometrash larg Vlorës ka vënë re një shkëndije në pjesën e përparme të makinës. Për një kohë të shkurtër makina është djegur totalisht. Fatmirësisht të dy personat që kanë qenë në makinë, kanë dalë në kohë nga makina. Zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel