Komiteti Shqiptar i Helsinkit në përfundim të monitorimi të zbatimin të ligjit Nr. 60/2016 ”Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” në kuadër të projektit “Për zbatim më të mirë të legjislacionit për sinjalizuesit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka arritur në konkluzion se në thuajse 3 vite nga hyrja në fuqi të ligjit asuk është dorëzuar asnjë sinjalizim në asnjë nga 11 ministritë e linjës

Komiteti Shqiptar i Helsinkit nag muaji dhjetor 2018 e në vijim ka monitoruar 11 ministri pranë të cilave janë ngritur njësitë përgjegjëse për trajtimin e ankesave të sinjalizuesve (bilbilfryrësve) si dhe veprimtaria e Inspektoriatit të Lartë dhe Konfliktit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

“Ndonëse 2 vjet e dhjetë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, nuk është dorëzuar asnjë sinjalizim në asnjë nga 11 ministritë e linjës. Evidentohen mangësi në organizimin dhe funksionimin e njësive përgjegjëse, duke sjellë mungesë të rasteve të sinjalizimit. Në përmbushje të një prej objektivave të ligjit, për nxitjen e sinjalizimeve të veprimeve apo praktikave të dyshuara të korrupsionit, këto njësi nuk kanë ndërmarrë hapa për ndërgjegjësimin e nëpunësve të ministrive për ligjin Nr. 60/2016. Gjithashtu niveli i informimit për ligjin e sinjalizuesve dhe mbrojtjen e tyre konstatohet i pamjaftueshëm, përfshirë edhe etiketimin e sinjalizuesve me konotacion negativ si “spiunë”, “5 lekësha” apo “informatorë””, thuhet në reagimin e KSHH.

Raport i ndermjetem i monitorimit te Ligjit 60.2016 -Per sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve

Top Channel