5 qershori është Dita botërore e Mjedisit, sipas organizatave botërore nëse mbledhim gjithë plastikën e planetit, toka do të mbështillej nga një mantel i hollë plastike.

Ky që shihni në pamje është një përrua ne periferi të Tiranës, fatkeqësisht ishte i mbushur me mbetje organike, plastike dhe inerte ndërtime. Ndër koshi i mbeturinave buzë përroit është bosh, pasi banorët e zonës preferojnë që plehrat t’i hedhin në përrua.

“Ky është një landfilli ilegal, pra një lloj depozite natyrale për mbetje. Krijon ndotje. E cila kalon në një ndotje kumulative si lum,det dhe përfundon në oqean. “, thotë Lavdosh Ferruni, ambientalist.

Plastika është kombinim sintetik e përbërë nga nafta, e cila kërkon qindra vjet për tu shpërbërë.

“Djegia e plastikës në mënyrë të vërtetuar skencërisht emëton një produkt që quhet dioksinë, dhe dioksina konsiderohet si një nga helmet më të rrezikshme në planet pasi është dhe kancerogjene”, tha ai.

Në bazë të disa llogaritjeve sipas ambientalistë pas dy dekadash kur të shkojmë për të peshkuar peshq, me shumë gjasa grepi mund të zërë qese plastike.

“Pas dy dekadash mendohet që bilanci i faunës i peshqeve dhe plastikës në oqean do të jenë të barabarta”, u shpreh ai më tej.

Top Channel