Gazeta e njohur gjermane “BILD” ka publikuar sot një përgjim ku kreu u bandës së Shijakut Astrit Avdylaj flet me një shtetas quajtur Volter, të cilin e porosit për votat, për Ilir Ndranxhin.

Përgjmi Avdylaj:Volteri

Avdylaj: Si ia çove?

Volteri: A je mirë?

Avdylaj: Si je

Volter: Mirë vllai

Avdylaj: A po më njeh? Ti nuk më njeh mu, por kur thotë do ta jap votën tani nuk e njeh as telefonin

Volter: Oooo shef Astriti

Avdylaj: Heee, ca bone?

Volteri: A je mirë? Je i mirë për zotin

Avdylaj: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë, që mos ti fusi njoni, o Gon Duka, mos ti fusi me një fjalë…(dëgjohen zhurma në sfond). Ne jena për PS, për Ilir Ndranxhin.

Volteri: Unë me të thënë…

Avdylaj: Rrofsh, kur do ta pimë një kafe

Volteri: Kur të dush ere, dëgjo, jo vetëm me ty, me Niçen, me Çimin, unë me ju kam qenë përherë

Avdylaj: Faleminderit shumë

Volteri: Nuk bohet fjalë njëherë

Avdylaj: Edhe desha me fol cik edhe me vëllain tat, me Jarin

Volteri: Me Jarin?

Avdylaj: Po

Voleteri: Po, i them unë

Avdylaj: Desha me fol cik dhe me Jarin, po edhe do folim, e kupto vetë ti, se kafja osht. Kur ke kohë që ta pishim një kafe

Volteri: Kur të dush

Avdylaj: Unë në shpi jam, nëse do

Volteri: Mirë vlla

https://www.bild.de/video/clip/albanien/albanien-mafia-kauft-waehler-62395890.bild.html
 

Top Channel