Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, Rama ndan pamjet: Një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore në vend, po ecet me ritme të larta Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, sot festojnë Fitër Bajramin. Pas 30 ditë të agjërimit, në muajin e Ramazanit, sot besimtarët kremtojnë një ditët më të rëndësishme në kalendarit fetar.
Ceremonia e festimit të kësaj dite fillon me faljen e namazit të mëngjesit. E pikërisht në orët e para të mëngjesit, në orën 06.00 të këtij mëngjesi, besimtarët myslimanë janë mbledhur në sheshin Skënderbej për të kryer ritin kryesor, atë faljes apo si quhet ( namazi i Fitër Bajramit).
Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu i ftuar në “Wake Up” përcolli mesazhin e urimit për besimtarët ndërkohë që i drejtoi politikës shqiptare edhe një mesazh që të gjejnë gjuhës e paqes dhe dialogut, kushte këto të rëndësishme drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Top Channel