Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një biznesi gjatë natës, në Vlorë.

Burime për Top Channel raportojnë se autorët kanë vendosur rreth 150 gram tritol në një rrobaqepësi,  biznes që ndodhet në rrugën Transballkanike.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:15 të kësaj të marte. Sipas policisë së Vlorës nga ky shpërthim janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit.

Ndërkohë, pronari i biznesit është marrë në pyetje në lidhje me këtë shpërthim. Policia ende nuk ka një pistë zyrtare e për pasojë po heton në drejtime të ndryshme, si konkurrenca apo konfliktet mund të ketë pronari i biznesit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel