5 qershori është dita e fundit për mësuesit që të aplikojnë në “Portalin mësues për Shqipërinë” nëpërmjet shërbimit postar në 4 drejtoritë rajonale arsimore, për të zënë një vend pune.
“Konkurrenti merr pjesë në dy faza, një nëpërmjet dosjes dhe tjetri që është testimi i informatizuar. Në konkurrimin me dosjen ka një udhëzues që ka ndryshuar nga një vit më parë dhe do të përcaktojë pikët që merr në dosje bashke me pikët në test,kandidati renditet krahasuar me kandidatët e tjerë në portalin mësues për shqipërinë dhe renditja e tij do I mundësojë më pas punësimin në drejtoritë rajonale të vendit”, shprehet drejtoresha Zamira Gjini.
Kundër udhëzimit të ri janë sindikatat e arsimit, të cilët e konsiderojnë të papapranueshëm ndryshimin e kritereve për punësimin e mësuesve.
Kryetari Nevrus Kaptelli thekson: “Është hequr vlerësimi i përvojës së mësuesit, me 0.5 pikë për cdo vit pune. Është hequr pika 8 dhe pika 9 e kreut IX të udhëzimit të mëparshëm ku thuhej se cdo kontratë e lidhur me mësues të rinj pa u ofruar punë mësuesve që kanë qenë me kohë të pjesshme është e paligjshme. Nuk favorizohen mësuesit e vjetër, apo ata me tituj shkencorë etj.”.
Mësuesit gjithashtu kërkojnë që të rishikohet menjëherë përbërja e komisionit të vlerësimit si dhe të shtohet pika që ka qenë më parë, ku anëtarët e komisionit të mos kenë konflikt interesi me kandidatët: “Është e papranueshme që mësuesi pasi ka marr një raport mjeko ligjor që vërteton është I aftë për punë, duhet të vlerësohet me pikë nga një psikolog. Psikologu është marr për të vlerësuar nxënësit, jo mësuesit”.
Duke mos rënë dakord me mënyrën si do të bëhet vlerësimi për punësim, SPASH i ka dërguar një letër ministres së Arsimit, ku i kërkon rishikimin e udhëzimit, ndryshe në të kundërt protestat nuk do të jenë e vetmja masë e tyre, por thone se do te bojkotojne edhe provimet e matures.
Top Channel