Deputetë, mos iu fshihni historisë! Babë e bir përfunduan në spital gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e 2 qershorit. Nga pamjet filmike u konfirmua se Ymer dhe Erion Çelaj, u dhunuan nga një tjetër protestues.
Pikërisht falë pamjeve filmike, por edhe nga informacionet e marra në rrugë operative policia identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar 43-vjeçarin Zamir Sijani, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës.
Mësohet se ai rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.
Materialet hetimore tashmë i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Top Channel