Falja e namazit u krye në të gjithë vendin, ku besimtarët uruan për më shumë dashuri dhe paqe.

Shkodër
Me mijëra besimtarë myslimanë në qytetin e Shkodrës u janë drejtuar xhamive mëngjesin e sotëm për të kryer ritin e faljes së Fiter Bajramit. Myftiu i Shkodrës, i cili drejtonte faljen në xhamin e madhe “Ebu Beker”, në fjalën e tij përcolli mesazhin e harmonisë mes njëri-tjetrit.

Durrës
Një muaj nga dita kur besimtarët myslimanë nisën agjërimin e tyre ata kanë nisur festimet e Fiter Bajramit. Ritualet si çdo vit kane nisur në në ambientet e Xhamisë, ku qindra besimtarë janë mbledhur së bashku për të kryer faljen e Namazit dhe për të uruar simbolikisht paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit.

Bulqizë
Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Bulqizë pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit qindra besimtarë kryen ritet për Faljen e Fiter Bajramit. Riti i faljes u drejtua nga Myftiu i i Xhamisë.

Vlorë
Edhe besimtaret muslimanë të Vlorës kanë falur Namazin. Besimtarë nga të gjitha grupmoshat janë lutur në këtë ditë të bekuar, ndërsa Myftiu u është drejtuar besimtareve për më shumë paqe dhe begati. Pas faljes se Bajramit u shpërndanë dhurata për të varfërit.

Lezhë
Harmonia fetare është një virtyt i shqiptarëve dhe kjo është dëshmuar në çdo rast. Në qytetin e Lezhës besimtarët myslimanë dhe ata të krishterë i festojnë festat së bashku.Gjatë ditës së sotme ata kanë festuar në qytet ku dhe kanë shpërndarë ëmbëlsira për kalimtarët e ndryshëm.

Dibër
Fiter Bajrami mblodhi besimtaret e tij në palestrën sportive të qytetit të Peshkopisë me qindra besimtare. Ne fjalën e tij imami i xhamisë në Peshkopi u ndal ne vlerën e kësaj dite dhe përkushtimin që duhet të ketë çdo musliman në muajin e Ramazanit. Duke përgëzuar të gjithë ata besimtare qe per 1 muaj resht agjëruan, ai uroi Bajramin edhe atyre qe nuk patën mundësi për të agjëruar.

Korçë
Një muaj nga dita kur besimtarët myslimanë nisën agjërimin e tyre ata kanë nisur festimet për ditën e Fiter Bajramit. Festa si çdo vit ka nisur në orën 6:30 të mëngjesit, kur në ambientet e Xhamisë në Korçë qindra besimtarë janë mbledhur së bashku për të kryer faljen e Namazit dhe për të uruar simbolikisht paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit. Fiter Bajrami është një prej festave më të rëndësishme të kalendarit mysliman. Pas faljes, besimtarët festojnë në familjet e tyre, por edhe në ambiente të përbashkëta sipas traditës.

FOTO GALERI
3/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA