Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Qindra myslimanë iu drejtuan sot sheshit “Skënderbej”, Tiranë për faljen e namazit të Bajramit.

Bujar Spahiu, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, uroi besimtarët për paqe, lumturi dhe harmoni.

“Zoti i madhëruar thotë: ‘Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhrit tim falët namazin e Bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e falura’. Allahu ua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar!

Fitër Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi. Bajrami është ftesa nga zemra në zemër, për të folur më shumë me njëri-tjetrin, për t’u dashur, për të sheshuar keqkuptimet, mosmarrëveshjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar.

Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur! Le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, vëllazëri, miqësi dhe dashuri, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit! ”- tha ai në mesazhin për këtë festë.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA