“Albania Guitar Festival” zhvillon edicionin e tretë përgjatë kësaj jave, duke filluar nga 3 qershori deri në datën 8 qershor.
Natën e parë të festivalit e hap kitaristi italian, Fabio Barbagallo. Kitaristi Italian, Fabio Barbagallo ka fituar çmime të ndryshme muzikore në shumë konkurse italiane në qytetet e Lodi, Genova, Alassio, Matera dhe Lamezia Terme.
Ai ka dhënë koncerte si solist dhe si anëtarë i ansambleve të ndryshme të dhomave në 17 vende të botës, si Itali, Rusi, Ukrainë, Bullgari, Serbi, Kroaci, Qipro, Kosovë, Angli, Çeki, Portugali, Suedi, Danimarkë, Venezuelë, SHBA, Tajlandë.
Koncerti i tij do të mbahet sot në orën 19: 30 në sallën “Tonin Harapi” në Tiranë, ku hyrja është e lirë. Drejtori artistik i festivalit, Denis Bizhga tha se “Albania Guitar Festival” do të vijojë në Korçë, Durrës dhe sërish në Tiranë ku natën e fundit me datë 8 qershor, festivali do të mbyllet me koncertin e kitaristit virtuoz Petrit Çeku, i cili me sensibilitetin dhe ekspresivitetin e tij ka tërhequr vëmendjen e audiencës në gjithë botën.
Top Channel