Top Channel transmetoi mesditën e së hënës një kronikë ku provohet se qeskat plastike të ndaluara për përdorim për shkak të dëmit që sjellin në mjedis, vijojnë të jenë të pranishme në dyqanet e vendit.

I ftuar në studion e “Top Talk”, ministri Klosi u pyet pikërisht për këtë çështje.

Ai u shpreh se prej 1 viti ka filluar fushata sensibilizuese dhe ligjore për ndalimin e përdorimit dhe qarkullimit të këtyre qeskave, por pranoi dështimin e Shtetit për të ndaluar hyrjen e tyre kondrabandë në Shqipëri.

“Jemi përpjekur të bëjmë një fushatë të madhe ligjzbatuese dhe sensibilizuese. Nuk besoj se ka më kompani që prodhojnë më qese ndotëse në Shqipëri. Ato janë qese të futura kontrabandë”, u shpreh Klosi, teksa ka apeluar edhe për bashkëpunimin e qytetarëve, të cilët sipas tij “duhet ta refuzojnë një qese të padegradueshme”.

Top Channel