Banorët që iu janë shembur banesat prej tërmeteve në Korçë, janë konfliktuar sot me Prefektin e këtij Qarku, Dhori Spirollari.

Burime për Top Channel raportojnë se një pjesë e tyre kanë fjetur mbrëmë në çadra dhe se nuk kanë pasur shtretër e ushqime.

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës, ua kanë bërë më të rëndë situatën me të cilën po përballen këta banorë. Ndërkohë qyteti i Korçës ende nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet. Gjatë orëve të fundit, janë ndjerë të paktën tre lëkundje, ku njëri prej tyre ishte me magnitudë 3.9.

Top Channel