Pensionet Private Vullnetare janë një alternative për të patur të ardhura shtese veç pensionit të garantuar shtetëror me skemën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i cili kontrollon tregun e pensioneve private numri i anëtarëve në skemat e pensioneve private u rritën me 20% vitin e fundit, ndërsa asetet me 33%.
Niko Kotonika drejtori i Mbikëqyrjes së Tregjeve te kapitaleve në AMF thotë se mbi 95% e fondeve te pensioneve private investohen ne borxh qeveritar.
Në tregun e pensioneve private vullnetare ushtrojnë aktivitetin e tyre 3 fonde pensioni. Anëtarët para se të bëhen pjesë duhen të informohen qartë per përdorimin e fondeve dhe rreziqet e mundshme.
Pavarësisht rritje tregu u pensioneve private vullnetare në Shqipëri mbetet modest, dhe është pak i zhvilluar.
Top Channel