Shërbimi shëndetësor shqiptar ofron shërbimin shtetëror që është falas për shumë pacientë dhe veçanërisht ata që janë te siguruar, por me çmime të llogaritura sipas kostove dhe shërbimin privat.

Në Shqipëri janë me qindra klinika dhe disa spitale jo publike që kanë një politikë pothuajse pa asnjë kontroll shtetëror përsa i përket çmimeve të shërbimeve.

Po çfarë mendojnë ata që kanë provuar të marrin shërbime pranë këtyre spitaleve:

“Tek privati nuk mundem. Ku t’i gjej 10 mijë euro. I njëjti shërbim është”, shprehen disa pacientë.

Por edhe ata që kanë mundësi të paguajnë për shërbimin tek klinikat dhe spitalet private ndodh që largohen prej andej për shkak se çmimet bëhen të papërballueshme ashtu si edhe kostot e fshehura.

“Bëj disa gjilpëra në sy, në privat kushton 1 milionë lekë. Në shtet është falas”, shprehet një pacient tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA