Dhunohet nga bashkëshorti, gruaja pi detergjent që t’i japë fund jetës

03/06/2019 09:21

Dhuna e ushtruar nga bashkëshorti, ka bërë që një e re të kalojë në depresion, duke tentuar edhe vetëvrasjen. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë ku shtetasi G.A., 37 vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.

Si pasojë e kësaj, gruaja nuk e ka duruar dot më këtë situatë dhe ka pirë detergjent, që të largohej nga kjo jetë. Fatmirësisht ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia shkoi në spital ku mori në pyetje të dhunuarën dhe familjarë të saj. Pas marrjes së dëshmisë, policia arrestoi 37-vjeçarin G.A. Ndaj tij rëndon akuza  e dhunës në familje.

Top Channel