Teksa në Bulevardin Dëshmorët e Kombit janë mbledhur me mijëra mbështetës së opozitës, kreu i PD, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje atyre që të mos përplasen fizikisht me efektivët e policisë.

Në thirrjen e Bashës, ai u apelonte se përveçse disa kokrrave, pjesa tjetër e efektivëve janë të ndershëm.

Thirrja e Bashës erdhi teksa në kordonin e policisë para kryeministrisë kishte momente tensioni mes efektivëve dhe protestuesve.

“Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë officer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë officer policie. Vëllezër dhe motra, mos I prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë I njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti I tyre këndon: Rama Ik”, u shpreh Basha.

FOTO GALERI
1/23

Top Channel