Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 1 viktimë dhe 9 të plagosur në rajonin e Kharkivit 18/11 07:44
Teksa para kryeministrisë gjithçka është mbyllur qetësisht, tek Parlamenti nuk ka qenë e njëjta situatë.
Deri më tani raportohet se janë tre efektivët e lënduar nga kapsollat e hedhura prej protestuesve.
Herë pas here dëgjohen forcat e policisë teksa u drejtohen protestuesve të mos vijojnë me veprimet e dhunshme. Thirrje ata kanë edhe për Lulzim Bashën dhe Gazmend Bardhin që të të tërheqin protestuesit e dhunshëm.
Gjithashtu mësohet se afro 30 efektivë policie janë zhvendosur para Ministrisë së Brendshme, pasi Sandër Lleshaj i kërkoi kreut të PD të frenonte protestuesit që sulmonin forcat e policisë.
Top Channel