Teksa para kryeministrisë gjithçka është mbyllur qetësisht, tek Parlamenti nuk ka qenë e njëjta situatë.

Deri më tani raportohet se janë tre efektivët e lënduar nga kapsollat e hedhura prej protestuesve.

Herë pas here dëgjohen forcat e policisë teksa u drejtohen protestuesve të mos vijojnë me veprimet e dhunshme. Thirrje ata kanë edhe për Lulzim Bashën dhe Gazmend Bardhin që të të tërheqin protestuesit e dhunshëm.

Gjithashtu mësohet se afro 30 efektivë policie janë zhvendosur para Ministrisë së Brendshme, pasi Sandër Lleshaj i kërkoi kreut të PD të frenonte protestuesit që sulmonin forcat e policisë.

FOTO GALERI
3/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA